PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eksperti: BAII, përplotësuese e rendit financiar botëror
2015-03-30 09:34:39 CRI Komenti juaj Printoni

Përpjekjet e Kinës për krijimin e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII) simbolizojnë fuqinë e re financiare të rajonit dhe të vetë Kinës, mendon një ekspert spanjoll.

Xulio Rios, drejtor i Observatorit të Politikës Kineze, shprehet se BAII është një mjet i dobishëm përplotësues për rendin financiar botëror, pasi ofron mekanizma për ta zhvendosur rëndësinë globale të ekonomive të rajonit në fusha të tjera.

Sipas tij, banka është një mundësi e madhe për kompanitë europiane, gjë që shpjegon pse qeveritë e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë, Zvicrës dhe Luksemburgut i kanë qëndruar trysnisë fillestare të Shteteve të Bashkuara për ta bojkotuar këtë nismë dhe kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t'u bërë anëtare të bankës.

Krijimi i BAII-së mund të shërbejë për të ulur ndikimin e Uashingtonit në Azi, vë në dukje Rios, duke shtuar se kontrolli i fortë nga Shtetet e Bashkuara i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe i Bankës Aziatike të Zhvillimit nuk do të jetë i mjaftueshëm për ta frenuar Kinën.

Hapi vijues mund të jetë liberalizimi më i madh i juanit kinez dhe i kursit të tij të këmbimit, parashikon eksperti spanjoll Xulio Rios. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China