PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Koreja e Jugut dhe Austria bëjnë kërkesë për pjesëmarrjen në BAII
2015-03-27 20:53:40 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Jugut ka bërë të ditur vendimin për t'u bërë anëtare themeluese e Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII), bankë e ideuar nga Kina.

Edhe Austria ka paraqitur gjithashtu kërkesën për të marrë pjesë në këtë institucion.

Aplikimet erdhën pas vendimit për pjesëmarrjen në BAII nga Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe vende të tjera europiane.

Ministria kineze e Financave përshëndeti paraqitjen e kërkesave nga Koreja e Jugut dhe Austria, duke deklaruar se Luksemburgu është miratuar për t'u bërë anëtar themelues i BAII-së, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve anëtare në 28.

Afati i pranimit të aplikimeve për t'u bërë anëtar themelues i BAII-së është deri në fund të këtij muaji. (Wang Lei/ Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China