PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina propozon zgjidhjen politike të çështjes së Jemenit
2015-03-27 20:38:16 CRI Komenti juaj Printoni

Duke folur për situatën e përkeqësuar në Jemen, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hua Chunying shtjelloi të premten në Pekin qëndrimin parimor të palës kineze.

"Pala kineze ka qenë gjithnjë pro zgjidhjes politike për të gjitha çështjet e nxehta. Kina bëri thirrje që të zbutet kriza sipas rezolutës përkatëse të Këshillit të Sigurimit dhe në bazë të propozimit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik (GCC), që të rivendoset rendi normal dhe ligjor në Jemen."

Duke iu përgjigjur pyetjes se a planifikon Kina të tërheqë shtetasit e saj nga Jemeni, zëdhënësja Hua tha:

"Qeveria kineze i ka kushtuar vëmendje të madhe sigurisë së shtetasve dhe institucioneve kineze në Jemen dhe do të marrë masat e duhura për të garantuar sigurinë e tyre."

Ditët e fundit, Arabia Saudite dhe vendet e tjera të Gjirit Persik ndërmorrën sulme ajrore kundër grupit të armatosur Houthi, që kanë vrarë shumë veta.

Ambasadori i Kinës në Jemen Tian Çi u shpreh të enjten se aktualisht institucionet diplomatike kineze në Jemen funksionojnë normalisht dhe po punohet për garantimin e sigurisë së ndërmarrjeve e grupeve mjekësore kineze në këtë vend. (Wang Lei/ Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China