PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Policia gjermane nuk konfirmon paqëndrueshmërinë mendore të pilotit
2015-03-27 20:20:24 CRI Komenti juaj Printoni
Nuk ka fakte që konfirmojnë se ndihmës-piloti 27-vjeçar, i cili rrëzoi qëllimisht avionin e "Germanwings" të fluturimit 4U9525 në Alpet franceze, të ishte i sëmurë mendërisht, bëri të ditur te premten policia e Duesseldorf-it.

Pas disa orësh kontrolli në banesën e tij të enjten në Duesseldorf, policia tha se nuk kanë zhvillime të reja për hetimin.

Ndërkohë, raportimet e medieve se ndihmës-piloti ishte i paqëndrueshëm mendërisht, policia i ka komentuar "si një interpretim i gabuar i reporterit anglez."

Uebsajti gjerman i lajmeve "Spiegel Online" raportoi më herët se pas kontrollit në banesën e tij, hetuesit kishin gjetur fakte se ndihmës-piloti ishte i sëmurë mendërisht.

Gazeta "The Bild" raportoi gjithashtu se 27-vjeçari mund të vuante nga çrregullime mendore. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China