PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Vendet EQL, bashkëpunim në fushën e turizmit
2015-03-27 18:15:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kina dhe vendet e Europës Qendrore e Lindore (EQL) nisën zyrtarisht eventin njëvjeçar për të promovuar bashkëpunimin dypalësh në fushën e turizmit.

Kryeministri kinez Li Keqiang dhe homologu i tij hungarez Viktor Orban përcollën mesazhe urimi në ceremoninë e hapjes.

Li Jinzao, kreu i Administratës Kombëtare Kineze të Turizmit u shpreh se megjithëse nuk ka shkëmbime turistike në shkallë të gjerë mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, potenciali i rritjes është i madh.

Ai i nxiti vendet e Europës Qendrore e Lindore të zhvillojnë më tepër produktet e turizmit dhe shërbimet për turistët kinezë, duke shtuar se Kina është e gatshme për të rritur investimet e turzimit reciprok.

Levente Magyar, sekretari hungarez për çështje të Jashtme, tha se numri i turistëve kinezë në Hungari është dyfishuar në 5 vitet e fundit dhe u rrit në 90 mijë në vitin 2014.

Ai shtoi se Kina është bërë vendi me numrin më të lartë të turistëve hungarezë në Azi. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China