PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hollande-Rouhani, bisedë telefonike për çështjen bërthamore iraniane
2015-03-27 15:57:49 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti francez Francois Hollande zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me homologun e vet iranian Hassan Rouhani. Sipas një komunikate të publikuar të enjten nga Presidenca Franceze, në këtë bisedë, Hollande theksoi se Irani ka të drejtën të shfrytëzimit të energjisë bërthamore për qëllime paqësore, por palët duhet të bashkëpunojnë me sinqeritet për të arritur një marrëveshje të verifikueshme dhe afatgjatë, duke siguruar se Irani nuk do të zotërojë armë bërthamore.

Sipas mediave franceze, po të enjten presidenti iranian Hassan Rouhani i telefonoi presidentit rus Vladmir Putin dhe kryeministrit britanik David Kameron. Në këto biseda, presidenti iranian u shpreh se duhet të hiqen të gjitha sanksionet ndaj vendit të tij, pasi ky është një kusht i rëndësishëm për arritjen e një projekti të gjithanshëm zgjidhjeje në bisedime.

Ndërkohë, palët përkatëse të problemit bërthamor të Iranit janë ritakuar po të enjten në qytetin Lozanë të Zvicrës.

(Zhang Yan/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China