PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja, 1.8 mld euro për refugjatët dhe emigrantët
2015-03-26 10:21:20 CRI Komenti juaj Printoni

Komisioni Europian deklaroi të mërkurën se do të investojë 1.8 miliardë euro për të menaxhuar çështjen e refugjatëve, emigrantëve dhe çështjet e sigurisë së brendshme.

Eurokomisionieri për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos, tha se problemi i emigrantëve është një nga punët kryesore të Komisionit Europian.

Politikat e emigrantëve ndikojnë BE-së në shumë aspekte, por vendet anëtare s'mund të përballen veçmas me këtë problem, prandaj nevojitet ndihma e KE-së.

Parashikohet se investimet do të përdoren për emigrantët sipas rajoneve, riatdhesimin e tyre, përballimin e sfidave që lidhen me krimin e organizuar, terrorizmin, drogën, etj.

Sipas të dhënave, në vitin 2014, numri i refugjatëve të regjistruar në BE u rrit në 44% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke shënuar një rekord historik prej 626 mijë vetash. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China