PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Banka AII dhe "Komuniteti i ASEAN"-it, fokus të forumit Boao
2015-03-26 10:20:07 CRI Komenti juaj Printoni

Hapet sot (e enjte, 26) Forumi Boao për Azinë, i cili këtë vit pritet të fokusohet tek çështje si Banka Aziatike të Investimeve Infrastrukturore (BAII), nisma "një brez, një rrugë", themelimi i "komunitetit të ASEAN"-it dhe integrimi i ekonomisë së Azisë Lindore.

Forumi që zhvillohet në qytezën piktoreske Boao të provincës Hainan të Kinës, do të përshëndetet me një fjalim nga presidenti kinez Xi Jinping.

Në këtë aktivitet marrin pjesë 16 udhëheqës shtetesh dhe mbi 80 zyrtarë në nivel ministrash.

Zv-kryetari ekzekutiv i Institutit të Forumit Boao për Azinë, Yang Xiyu, njoftoi më herët se takimi i sivjetshëm do të themelojë një nënforum me emrin "komuniteti i ASEAN-it, pika fillestare e integrimit". Ministri

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi do të mbajë një fjalim mbi integrimin e vendeve të ASEAN-it. Ndërkohë, ish-kryeministri i Malajzisë Abdullah Ahmad Badawi dhe udhëheqës të tjerë do të bisedojnë për shanset dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti i ASEAN-it. (Fang Xiaoyu/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China