PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama hedh poshtë kritikat e Netanyahut për bisedimet me Iranin
2015-03-04 20:09:13 xinhua Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Barak Obama i ka hedhur poshtë kritikat e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu lidhur me politikën e tij ndaj Iranit.

Në një fjalim në Kongresin amerikan, Netanyahu paralajmëroi se një marrëveshje në diskutim mbi programin bërthamor iranian mund "t'i hapë Iranit rrugën për te bomba" në vend që ta bllokojë atë.

Por Obama thotë se kryeministri izraelit nuk ka "ofruar ndonjë alternativë të qëndrueshme" për të negociuar me Teheranin.

"Me ndihmën e Kongresit dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë kemi krijuar një regjim jashtëzakonisht efektiv sanksionesh që e ka shtyrë Iranin të vijë në tryezë për të negociuar në një mënyrë serioze. Negociatat po vijojnë që prej vitit të kaluar dhe gjatë kësaj periudhe Irani e ka ndalur programin i tij ... dhe u është nënshtruar verifikimeve dhe inspektimeve si kurrë më parë. Alternativa që ofron kryeministri nuk është një marrëveshje, rast në të cilin Irani do të rifillojë menjëherë programin e tij bërthamor dhe do të përshpejtojë programin e tij bërthamor... "

Vizita e udhëheqësit izraelit ishte e debatueshme që nga fillimi, sepse kryetari republikan ftoi atë pa u konsultuar me Shtëpinë e Bardhë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China