PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia paralajmëron Ukrainën për ndërprerjen e furnizimit me gaz
2015-02-27 09:25:54 CRI Komenti juaj Printoni

Tensionet lidhur me furnizimin me gaz të Ukrainës nga Rusia kanë filluar të përshkallëzohen.

Gjigandi rus i gazit "Gazprom" e ka paralajmëruar Kievin se do të ndërpresë furnizimin me gaz të Ukrainës brenda dy ditëve të ardhshme nëse gazi nuk parapaguhet.

Zëdhënësi i "Gazprom"-it Sergei Kupriyanov shprehet:

"Me nivelet e tanishme të furnizimit, gazi i parapaguar do të zgjasë vetëm deri në fund të javës. Dhe në qoftë se Kievi nuk bën një pagesë të re, ne natyrisht nuk do të jemi në gjendje të vazhdojmë furnizimin me gaz të Ukrainës."

Paralajmërimi ka shtuar shqetësimet në Europë se furnizimi me gaz nga Rusia mund të ndërpritet. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China