PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina do të fillojë regjistrimin e pasurive të paluajtshme
2015-02-27 10:18:39 CRI Komenti juaj Printoni

Që nga 1 marsi do të vihet në përdorim certifikata e regjistrimit të pasurive të paluajtshme në mbarë Kinën. Modeli i kësaj certifikate u publikua zyrtarisht më 26 shkurt.

Drejtori i Administratës së Hipotekave pranë Ministrisë së Burimeve dhe Tokave të Kinës, Wang Guanghua, tha se përdorimi i një lloj certifikate në mbarë vendin është një proces i nevojshëm për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

"Pas këtij procesi, mund të nxiten shkëmbimet tregtare të pasurive dhe kjo certifikatë është jo vetëm prova e pronësisë, por edhe ofron informacionet kryesore të pasurive private të kërkuara nga ligji," tha Wang.

Deri tani, në mbi 30 qytete dhe 70 distrikte, ka përfunduar puna përgatitore nga institucionet, të cilat janë gati të lëshojnë certifikatat e reja. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China