PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ban, ngushëllime për viktimat nga ortekët në Afganistan
2015-02-27 10:36:42 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun shprehu të enjten nëpërmjet zëdhënësit të vet hidhërimin për viktimat e shumta nga ortekët dhe fatkeqësitë e tjera natyrore në Afganistan.

Në deklaratë, Ban u shpreh ngushëllimet e tij popullit e qeverisë afgane dhe të afërmve të viktimave.

Sipas deklaratës, agjencitë e OKB-së dhe partnerë të tjerë të ndihmës humanitare kanë reaguar shpejt, duke mbështetur qeverinë e Afganistanit, duke ndihmuar të pastrehët dhe duke asistuar familjet e komunitetet e prekura për të përmirësuar aftësinë e përballimit të fatkeqësive.

Kohët e fundit rënia e vazhdueshme e dëborës në lindje të Afganistanit ka shkaktuar ortekë të shumtë. Një zyrtar vendor u shpreh të enjten se numri i viktimave nga ortekët i ka kaluar 200.(Zhang Nan/Artan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China