PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Tsipras: Greqia dëshiron dialog për projektin e uljes së borxhit
2015-01-30 10:53:15 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras shprehet se Greqia dëshiron të zhvillojë dialog me kredituesit ndërkombëtarë për problemin e borxheve sovrane, për të gjetur një rrugëzgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët.

Pas takimit me kryetarin e Parlamentit Europian Martin Schulz të enjten në Athinë, Tsipras u shpreh në një intervistë për median se Athina dëshiron të dialogojë me palët e ndryshme për të arritur një mënyrë zgjidhje që do të pranohej nga të gjithë palët. Ai u shpreh se qeveria e re greke do të garantojë një situatë të qëndrueshme.

Tsipras vuri në dukje gjithashtu se takimi i tij me Schulz-in do të ndihmojë në krijimin e marrëdhënieve të reja të besimit midis Greqisë dhe institucioneve të ndryshme europiane.

Kryetari i Parlamentit Europian Martin Schulz shprehu nga ana e tij kënaqësinë që qeveria e re helene premton të vazhdojë luftën kundër evazionit fiskal dhe reformën në sektorët publikë. Ai mirëpriti qëndrimin e Tsipras-it për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut e konsultimeve dhe shprehu shpresën se Greqia do të vazhdojë të mbetet pjesë e Europës. (Çang Çuo/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China