PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
MTK: Nuk ka pasur tërheqje masive investimesh nga Kina
2015-01-30 10:52:16 CRI Komenti juaj Printoni

Në Kinë nuk është shfaqur dukuria e tërheqjes masive të investimeve nga kompanitë e huaja. Kështu u shpreh të enjten në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës (MTK) Shen Danyang.

Disa media kanë njoftuar kohët e fundit se kompania amerikane "Microsoft" mbylli dy fabrika të prodhimit të celularëve "Nokia" në Kinë, ndërsa kompania japoneze "Panasonic" do të tërheqë dy linja montimi të televizorëve me ngjyra.

Lidhur me këtë njoftim, Shen Danyang tha në një konferencë shtypi se vitet e fundit, si pasojë e ngritjes së kostos së punës, të ngadalësimit të rritjes së kërkesës së tregut për mallrat përkatëse dhe të funksionimit jo të mirë të kompanive përkatëse, një pjesë e shumëkombësheve kanë bërë ristrukturim të bizneseve të tyre në Kinë. Transferimi i linjave të montimit nga Kina është bërë në raste të veçanta dhe nuk ka qenë një prirje e përgjithshme.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë të Kinës, në vitin 2014 Kina shfrytëzoi investime të huaja prej 119.6 miliardë dollarësh, ose 1.7 % më shumë në krahasim me vitin 2013. Kina ka zënë vendin e parë në botë për 23 vjet me radhë për tërheqjen e investimeve të huaja. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China