PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kim Jong-un do të vizitojë Rusinë në maj
2015-01-29 10:07:23 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong-un do të marrë pjesë në ceremoninë kremtuese të 70-vjetorit të fitores së Luftës së Madhe Patriotike të Rusisë, që do të zhvillohet në Moskë në muajin maj, njoftoi sekretari i shtypit i presidentit rus Dmitri Peskov.

Ai konfirmoi se udhëheqësit shtetërorë të 20 vendeve, duke përfshirë edhe Kim Jong-un-in, do të marrin pjesë në ceremoninë kremtuese dhe paradën që do të zhvillohet me rastin e fitores sovjetike mbi Gjermaninë naziste. "Rusia është gati për të pritur udhëheqësit e këtyre vendeve," u shpreh Peskov.

Në nëntor të vitit 2014, i dërguari i posaçëm i Kim Jong-un-it, Choe Ryong-hae zhvilloi një vizitë 7-ditore në Rusi. Në muajin dhjetor, Rusia konfirmoi se Peniani reagoi aktivisht ndaj ftesës së Moskës për Kim Jong-un-in për pjesëmarrjen në aktivitete kuptimore të Luftës së Madhe Patriotike. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China