PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mbetet i paqartë fati i pengut japonez dhe pilotit jordanez
2015-01-29 10:05:36 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e Jordanisë raportuan lirimin e një gruaje të kërkuar nga Shteti Islamik për këmbim të burgosurish.

Deri tani mbetet e paqartë nëse IS do të lirojë në këmbim, pengun japonez dhe pilotin jordanez.

Televizioni sirian pan-Arab al-Mayadeen TV tha se gruaja e quajtur Sajida al-Rishawi, ka hyrë në territorin sirian dhe se ajo do të këmbehet me pengun japonez dhe pilotin jordanez në provincën al-Raqqa.

Më herët, ministri i Informacioni i Jordanisë tha se e burgosura do të këmbehej me pilotin Mu'ath al-Kaseasbeh pa përmendur pengun japonez Kenji Goto.

IS kërcënoi me vrasjen e dy pengjeve brenda 24 orëve deri në mbrëmjen vonë të se mërkurës sipas orës së Japonisë, nëse al-Rishawi nuk do të lirohej. Deri tani nuk ka asnjë informacion pasi koha ka kaluar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China