PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Veprimtaria e KQ të PKK-së me Xi në krye, thellim i mëtejshëm i reformës
2015-01-28 16:54:47 CRI Komenti juaj Printoni
Vitin e kaluar, në plenumin e tretë të Komitetit Qendror të dalë nga Kongresi i 18-të i Partisë Komuniste të Kinës u trajtua çështja e thellimit të gjithanshëm të reformës, duke u propozuar që objektivi i përgjithshëm i thellimit të reformës të jetë përmirësimi dhe zhvillimi i sistemit të socializmit me karakteristika kineze dhe nxitja e modernizmit të sistemit të drejtimit të shtetit dhe e aftësisë qeverisëse. Për të realizuar këtë objektiv, u shpallën në këtë plenum edhe 336 masa të rëndësishme konkrete, që përfshinin shumë fusha, si atë ekonomike, politike, kulturore, shoqërore, të qytetërimit ekologjik dhe të forcimit të partisë etj. Të gjitha këto masa jo vetëm përbëjnënisma konkrete për përballimin e sfidave aktuale të lindura gjatë zhvillimit shoqëror, por edhe marrin parasysh zhvillimin afatgjatë të sistemit. Sipas të dhënave statistikore të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave e Kinës, pas më shumë se një viti nga shpallja e politikave të reformës, ekonomia kineze vazhdon të ruajë rritjen e qëndrueshme, struktura e saj është përmirësuar më tej dhe kjo ekonomi ka shfaqur potencial të madh.

Qeveria kineze ka ndërmarrë masa të njëpasnjëshme për thellimin e reformës së sistemit ekonomik.

Një mbledhje e Byrosë Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, miratoi më 30 qershor të vitit 2014, "Projektin e përgjithshëm për thellimin e reformës së sistemit financiar e të taksave."

Projekti thekson përsosjen e sistemit të administrimit të buxhetit, thellimin e reformës së sistemit të taksave dhe rregullimin e marrëdhënieve financiare midis qeverisë qendrore dhe autoriteteve vendore.

Për të thelluar reformën e sistemit të shqyrtimit e të miratimit administrativ, Këshilli i Shtetit ka anuluar e thjeshtësuar gjithsej mbi 700 procedura të shqyrtimit e të miratimit administrativ në fushën e investimeve e të prodhimit.

Njëkohësisht qeveria qendrore ka shpejtuar reformën e sistemit teknologjik duke nisur reformën e rregullimit të të drejtës së administrimit të tokave në fshat.

Gjatë më shumë se një viti, Kina ka marrë pjesë në hartimin e shumë rregullave ndërkombëtare, është integruar në ekonominë botërore me qëndrim më të hapur dhe ka drejtuar bashkëpunimin ndërkombëtar, duke nisur krijimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit dhe të Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të, duke propozuar krijimin e Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë dhe të Fondit të Rrugës së Mëndafshit, duke përhapur përvojën e Zonës së Tregtisë së Lirë të Shangait dhe duke propozuar krijimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Azi-Paqësorit për lehtësimin e investimeve dhe të tregtisë. Mbi këtë bazë, Kina shpalli strategjinë e gjithanshme të krijimit të një sistemi të ri të ekonomisë së hapur, për të forcuar pandërprerë epërsitë e reja në konkurrencën ndërkombëtare.

Sundimi i ligjit. Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës synon të nxitë hartimin e legjislacionit në fusha të ndryshme. Ai miratoi ligjin për heqjen e riedukimit nëpërmjet punës së detyruar dhe ligjin për rregullimin dhe përmirësimin e politikave të planifikimit familjar. Gjithashtu ky komitet ka hartuar ligjet më të rrepta të mbrojtjes së mjedisit në histori. Komiteti i Përhershëm i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës vendosi me ligj ditët përkujtimore, si Ditën e Fitores së Luftës së Popullit Kinez kundër Pushtuesve Japonezë, Ditën Përkujtimore të Masakrës së Nankinit, Ditën e Dëshmorëve, Ditën Kombëtare të Kushtetutës etj. Rruga e hartimit të legjislacionit në mënyrë shkencore dhe demokratike është bërë edhe më e qartë.

Reforma shoqërore ka nisur së pari në garantimin dhe përmirësimin e nivelit të jetesës, me synimin që qytetarët të përfitojnë në mënyrë më të drejtpërdrejtë nga reformat. Gjatë vitit të kaluar, duke u fokusuar në krijimin e një sistemi më të barabartë dhe më të vazhdueshëm të pensioneve të pleqërisë, në 27 provinca, rajone dhe qytete është përmirësuar sistemi bazë i këtyre pensioneve, duke integruar zonat urbane me ato rurale. Ndërkohë, janë formuar disa pika eksperimentale të reformës në këtë drejtim.

Ka nisur programi për nisjen e biznesit nga studentët, janë shpallur politikat mbështetëse për ruajtjen e vendeve të punës me përkrahjen nga sigurimet e papunësisë, është rritur niveli i ndihmës për njerëzit në vështirësi ekonomike dhe është përsosur më tej sistemi bazë i sigurimeve shëndetësore.

Gjatë vitit të kaluar, falë një vargu risish në sistemin e institucioneve të ndryshme të lidhura me jetesën e qytetarëve, burimet publike kanë shkuar drejt masave të gjera, duke u dhënë përparësi zonave rurale dhe njerëzve në nevojë dhe duke zvogëluar gradualisht hendekun mes zonave urbane dhe rurale, si edhe mes krahinave dhe shtresave të ndryshme shoqërore.

Gjatë vitit të kaluar u vunë në zbatim një varg rregulloresh dhe politikash të rrepta për trajtimin e ndotjeve, si p. sh., rritja e standardit të taksimit për lëshimin e ndotjeve, zgjerimi i sferës së subjekteve që taksohen, shtimi i forcës ndëshkuese, nxitja e tregtimit të lëshimit të ndotjeve dhe e krijimit të pikave eksperimentale përkatëse, si edhe e pikave eksperimentale të kryerjes nga të tretët të punës së kontrollit të ndotjes së mjedisit, zbatimi i detyrueshëm i kursimit të ujit, hapja e pikave eksperimentale të tregtimit të të drejtave të ujit etj. Ka filluar në mënyrë të qëndrueshme reforma e sistemit të qytetërimit ekologjik.

Pas ardhjes në detyrë, ekipi i ri udhëheqës i Partisë Komuniste të Kinës i ka kushtuar rëndësi të madhe forcimit të sistemit të brendshëm partiak. Gjatë vitit të kaluar, PKK-ja, nëpërmjet reformës të sistemit disiplinor, ka thelluar dhe po vazhdon thellimin e luftës kundër korrupsionit. Gjatë kësaj kohe janë ndëshkuar për shkelje të rregullave të disiplinës një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të partisë, qoftë të rangut të lartë, ashtu edhe të rangut të ulët. Krahas nxitjes së mëtejshme të reformave në fushën përkatëse, po përmirësohen struktura drejtuese dhe mënyra e qeverisjes e Partisë Komuniste dhe po forcohen aftësia dhe kohezioni i partisë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China