PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, viti 2014 shënoi rritje të konsumit të informacionit
2015-01-28 16:21:45 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 信息---XìnXī---Informacion

Zv-ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit Mao Weiming tha se në vitin 2014, u zhvillua me ritëm të shpejtë industria e telekomunikacionit si dhe konsumi i informacioneve. Në vitin 2015, ky sektor do t'i përshtatet gjendjes së re normale ekonomike dhe do t'i kushtojë vëmendje më të madhe zhvillimit të novacionit.

Sipas tij, zhvillimi i industrisë së telekomunikacionit në vitin 2014 ishte i qëndrueshëm.

"Sektori i industrisë së telekomunikacionit u zhvillua përgjithësisht i qëndrueshëm. Në vitin 2014, u rrit me 8.3% vlera industriale e kompanive vendore në krahasim me vitin e kaluar, ndërkohë konsumi i informacioneve u rrit me 18 për qind në krahasim me atë të vitit të kaluar. Vlera e përgjithshme e këtij konsumi arrin në 2.8 trilionë juanë. Sektori i Industrisë së Informacionit u zhvillua në mënyrë të qëndrueshme dhe shëndetshme. Roli i konsumit të informacionit është bërë më i dukshëm në nxitjen e zhvillimit ekonomik."


Në fakt, rritja e shpejtë të konsumit të informacionit dhe e telekomunikacionit është në bazë të zhvillimit të pandërprerë të infrastrukturës dhe rritjes së shpejtë të numrit të konsumatorëve të internetit. Deri në fund të vitit 2014, përdoruesit kinezë të internetit në lëvizje arritën në 583 milionë.

Drejtori i Zhvillimit të Telekomunikacionit Wen Ku:

"Zhvillimi i internetit në Kinë është shumë i dukshëm, veçanërisht në fushën e internetit në lëvizje kemi marrë arritje të mëdha. Kemi vendosur 700 mijë stacione të transmetimit me teknologjinë TD-LTE, përdoruesit e internetit të rrjetit 4G i kalojnë mbi 90 milionë, shumica e tyre përdorin rrjetin 4G nëpërmjet celularit. E them me bindje se të gjitha arritjet vijnë si rezultat i politikës së qeverisë për të krijuar një mjedis më të mirë për zhvillimin e ndërmarrjeve të internetit."

Tani, Kina ndodhet në periudhën e transformimit të modelit të zhvillimit ekonomik. Si një forcë e rëndësishme e nxitjes së zhvillimit ekonomik, nevojiten novacione në sektorin e industrisë së telekomunikacionit.

Zv-ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit, Mao Weiming, u shpreh se në vitin 2015, do të zhvillohet një reformë e thellë në sektorin e industrisë së telekomunikacionit, me fokus të madhe novacionin.

"Viti 2015 është kyç për thellimin e reformës së përgjithshme dhe viti i fundit i planit të 12-të 5-vjeçar. Ministria do ta fokusojë vëmendjen tek rritja e cilësisë dhe efikasitetit, tek përshtatja me gjendjen e re normale ekonomike dhe ruajtjen e ritmit të rritjes industriale. Do t'i kushtojmë vëmendje më të madhe novacionit, duke nxitur zhvillimin e shëndetshëm dhe të vazhdueshëm të sektorit të industrisë së telekomunikacionit." (Xu Guang)

[foto nga LiXin/xinhua]

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China