PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Krijohet qeveria e re greke
2015-01-28 10:45:08 CRI Komenti juaj Printoni

Pas betimit te presidenti Papulias, kryeministri i ri grek Tsipras formoi të martën kabinetin qeveritar ku në postin e zëvendëskryeministrit u emërua deputeti i Syriza-s, Yiannis Dragasakis, ndërsa lideri i forcës aleate "Grekët e pavarur" Panos Kamenos mban postin e ministrit të mbrojtjes. Ekonomisti Yanis Varoufakis do të jetë ministri i financave ,ndërsa ministria e jashtme do të drejtohet nga profesori i shkencave politike dhe i marrëdhënieve ndërkombëtare, Nikos Kotzias.

Kryetari i Partisë "Syriza Alexis" Tsipras, njëherësh kryeministër i vendit ka deklaruar shpesh ditët e fundit se nuk përbën problem mbetja e vendit në eurozonë dhe si vend anëtar i BE-së. Ai ka ritheksuar se qeveria e tij do të ndryshojë politikën e shtrëngesës ekonomike të iniciuar në vitin 2010, për të zgjidhur problemin e papunësisë. Sipas kreut të ri të qeverisë bisedimet ndërmjet Greqisë dhe kreditorëve ndërkombëtarë do të jenë të vështira, por ai ka siguruar se midis palëve nuk do të ketë konflikte.

Ndërkohë gjatë mbledhjes së ministrave të financave të vendeve të BE-së, të martën në Bruksel u theksua se do të vazhdojë ndihma për Greqinë për zbatimin e reformave. Komisioneri i BE-së për çeshtjet e euros Valdis Dombrovskis përshëndeti qeverinë e re greke. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China