PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Izraeli godet objektiva brenda territorit të Sirisë
2015-01-28 10:41:24 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria izraelite sulmoi objektiva brenda territorit të Sirisë, njoftoi të mërkurën zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes i Izraelit.

Zëdhënësi tha se lartësitë Golan të kontrolluar nga ushtria izraelite u sulmuan me raketa nga Siria. Sulmi nuk shkaktoi humbje në jetë njerëzish apo të pasurive, por ushtria izraelite mendon se raketat u lëshuan nga forcat e armatosura të Hezbollahut të Libanit që luftojnë në Siri. "Qeveria siriane duhet të mbajë përgjegjësi për këtë," shtoi zëdhënësi.

Situata mbetet e tensionuar në kufirin midis Izraelit dhe Sirisë, pasi më 18 janar, ushtria izraelite sulmoi nga ajri objektiva brenda Sirisë, duke vrarë anëtarë të Hezbollahut. (Vera/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China