PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Një mesazh i ri: IS paralajmëron vrasjen e dy pengjeve
2015-01-28 09:50:11 CRI Komenti juaj Printoni

Shteti islamik ka hedhur në internet planin e tyre për të vrarë një peng Japonez dhe një pilot Jordanez në më pak se 24 orë. Në mesazh shfaqen sërish kërkesat e tyre për të liruar gruan Irakiane, Sajida al-Rishawi, të dënuar me vdekje nga shteti Jordanez për përfshirjen e saj në sulmin terrorist në 2005, ku mbetën të vrarë 60 persona.

Pengu Japonez, Kenji Goto, u pa për herë të fundit në një video me një burrë Japonez të quajtur Haruna Yakawa, i cili besohet të jetë vrarë nga grupi militant. Menjëherë pas shfaqjes së mesazhit në internet, zyrtarët Japonezë, u mblodhën në një mbledhje urgjente dje në Tokio. Zëdhënësi i qeverisë japoneze, Yasuhide Suga, u shpreh:

" Në një situatë ekstremisht të vështirë, ne mbetemi të vendosur në kërkesën tonë për bashkëpunim me qeverinë jordaneze për të siguruar lirimin e parakohshëm të Z.Goto." (RAELA)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China