PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina vlerëson sinqeritetin e liderëve gjermanë
2015-01-28 19:39:19 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Hua Chunying tha në konferencën e shtypit të së martës se, pala kineze vlerëson qëndrimin e sinqertë të liderëve gjermanë për Luftën e Dytë Botërore.

Më 27 janar, shumë vende europiane zhvilluan aktivitete përkujtimore me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të Aushvicit.

Presidenti gjerman Joachim Gauck tha se gjermanët do ta kujtojnë gjithnjë Holokaustin dhe se ajo masakër është pjesë e historisë gjermane. Ndërsa kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania ndjen keqardhje të thellë për gjithçka që ka ndodhur.

Për këtë, zëdhënësja kineze Hua nënvizoi se viti 2015 shënoi 70-vjetorin e fitimit të luftës Anti-fashiste, qeveritë dhe popujt e shumë vendeve të botës kanë mbajtur një sërë veprimtarish në nder të viktimave dhe për të mësuar nga katastrofa e 70 viteve më parë, për të shmangur ripërsëritjen e tragjedisë historike. Ne, tha ajo, "vlerësojmë sinqeritetin e liderëve gjermanë për Luftën e Dytë Botërore."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China