PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang: Qeveria nuk duhet ta drejtojë vazhdimisht tregun
2015-01-27 16:21:44 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 政府--Zhèng Fǔ---Qeveria

Kryeministri kinez Li Keqiang drejtoi të hënën në Pekin një forum, për të dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e specialistëve mbi Raportin e Punës së Qeverisë. Gjatë shkëmbimit të mendimeve, Li Keqiang u shpreh se zhvillimet ekonomike kanë hyrë në një gjendje të re normale dhe duhet të shpejtohet thellimi i reformave të gjithanshme. Ai u zotua për rregullimin e marrëdhënieve mes qeverisë dhe tregut, e gjithashtu rregullimin e strukturës së kompetencave qeveritare.

Kryetari i Institutit të Reformës dhe Zhvillimit në Hainan të Kinës Jugore, Chi Fulin paraqiti një sugjerim që tërhoqi vëmendje e kryeministrit Li Keqiang.

"Hapi i radhës është nxitja e reformës së strukturës së kompetencave ekzekutive, në bazë të pakësimit të proceseve të miratimit ekzekutiv. Mendoj se kjo është një pikë e rëndësishme e thellimit të reformës qeveritare. Duhet të përcaktohen kompetencat, përgjegjësitë dhe shpenzimet fiskale të qeverisë."

Kryeministri Li Keqiang u shpreh se tani masa më e rëndësishme është rregullimi i marrëdhënieve mes qeverisë dhe tregut. Puna më urgjente është për të përcaktuar çfarë është kompetencë e qeverisë dhe çfarë nuk është.

"Deri në fazën aktuale, ka kaluar mbi 30 vjet që pas fillimit të politikës së reformës dhe hapjes. Nëse qeveria nuk e kupton se çfarë duhet të bëjë dhe i lëshon gjithmonë sinjalet tregut, këto janë veprime të paduhura dhe qëndrime të papërshtatshme."

Li Keqiang theksoi se përcaktimi në listë i kompetencave dhe përgjegjësive të qeverisë i shërben asaj për të dhënë parashikimet e qëndrueshmërisë ndaj tregut.

Në këtë forum, Li Keqiang dhe drejtuesit e disa ndërmarrjeve biseduan mbi biznesin në gjendjen e re normale ekonomike.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë "Baidu", Li Yanhong u shpreh se nën politikën e zhvillimit të sektorit të shërbimeve, ndërmarrjet kanë eksploruar "mënyra të reja" për rritjen e efikasitetit të shërbimeve nëpër teknologjisë së informacionit.

"Sot përqindja mesatare shikuesve në kinema është 15%-20%, por interneti mund të na ofrojë mundësi të tjera për të parë një film dhe të nxitë rritjen e përqindjes së shikuesve. Përqindja e konsumit të darkave në restorante është 30%, por shfrytëzimi i teknikës së internetit mund ta rritë këtë përqindje."

Presidenti i bordit i Grupit të Zhvillimit të Zhongguancun-it Yu Jun i sugjeroi qeverisë të ndërmarrë masa për inkurajimin e krijimtarisë. Ndërkohë kryeministri Li Keqiang novacioni është motori i ri i zhvillimit të ekonomisë kineze që mund të stimulojë sipërmarrjen dhe reduktojë barrierat e tregut.

"Para 30 vjetësh ne mbështeteshin vetëm tek të punuarit me zell. Por në të ardhmen, ne duhet të ecim vazhdimisht në rrugën e novacionit dhe punës së zellshme. Prandaj, qeveria duhet të pakësojë pengesat e tregut dhe kompetencat e saj në treg, duke inkurajuar qytetarët të gëzojnë përparësitë e novacionit."

Nën sfondin e ngadalësimit të rritjes ekonomike, disa nga pjesëmarrësit folën për investimet e jashtme dhe rritjen e fitimeve. Kryetari i bordit i Grupit Lenovo, Yang Yuanqing:

"Kohët e fundit, u ngadalësua rritja e konsumit në tregun e Kinës. Sipas përvojës së kaluar, duhet të pakësohet numri i të punësuarve, por vitin e kaluar kemi rekrutuar 3000 punonjës të rinj, për shkak të zhvillimit të bizneseve jashtë Kinës, veçanërisht në tregun europian dhe amerikan, të cilat u rritën me mbi 30%."

Në të njëjtën situatë me kompaninë Lenovo, kryetari i bordit i Korporatës së Grupit të Materialeve Ndërtuese Kombëtare Song Zhiping pranoi se kapaciteti i prodhimit të materialeve ndërtuese kalon kërkesat e tregut të brendshëm të Kinës, por tregjet e huaja u zgjeruan në vitin e kaluar dhe sollën fitime të shumta.

Duke dëgjuar me seriozitet propozimet e sipërmarrësve, kryeministri Li Keqiang tha se investimet e huaja jashtë vendit të ndërmarrjeve kineze do të sjellin jo vetëm rritjen e efikasit, por edhe përmirësimin e produkteve.

"Zhvillimi i ekonomisë kineze do të mbështetet jo vetëm nga reforma, por edhe nga hapja. Konkurrenca në tregjet ndërkombëtare, kontrolli i ashpër i tregjeve ndërkombëtare, blerja e teknikave, markave të huaja do të nxitë përmirësimin e produkteve." (Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China