PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqi, betohet në formë laike kryeministri i ri Aleksis Tsipras
2015-01-27 09:45:16 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësi i të majtës radikale i Greqisë Aleksis Tsipras bëri betimin si kryeministri i ri i vendit pasi formoi një aleancë të papritur me një parti të vogël nacionaliste të krahut të djathtë e quajtur Grekët e Pavarur.

40-vjeçari theu traditën dhe mori një betim laik në vend të ceremonisë fetare ortodokse greke me të cilat kryeministrat janë betuar zakonisht.

Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz thotë se rezultati i zgjedhjeve sinjalizon për ndryshime të mëdha në Greqi, të cilat do të kenë një ndikim pasues në Europë, por nënvizoi se marrëveshjet ekzistuese duhet të respektohen për hir të stabilitetit.

Syriza është duke bërë i thirrje eurozonës për të lehtësuar shkurtimin e shpenzimeve dhe rritjen e taksave të kërkuara në programin e ndihmës për Greqinë. Borxhi i vendi është aq i lartë sa ekonomistët mendojnë se është i paqëndrueshëm.

Partia kundër masave shtrënguese e Tsipras-it fitoi mbështetjen e nevojshme për të formuar një qeveri me marrjen mbështetjes së Grekëve të Pavarur, të cilët fituan 4,7 për qind të votave.

Syriza fitoi 36 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme të së dielës, por nuk mundi të siguronte dy vende më shumë në parlamentin 300-vendesh për të formuar një qeveri më vete. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China