PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri kinez zhvillon konsultime për raportin qeveritar
2015-01-27 09:41:28 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang ka kryesuar një mbledhje me ekspertë dhe drejtues të biznesit për të kërkuar opinionet e tyre lidhur me raportin qeveritar që do të bëhet i njohur zyrtarisht në mars. Në mbledhje morën pjesë specialistë nga universitetet, institucionet kërkimore dhe financiare, drejtues të biznesit nga fusha të ndryshme, duke përfshirë internetin, teknologjinë e informacionit dhe të kapitaleve. Analistët kanë sugjeruar qeverinë ti japë më shumë energji reformave strukturore dhe të rritë efikasitetin nëpërmjet rritjes së sektorit industrial.

Nga ana e tij kryeministri Li theksoi se qeveria duhet të përfitojë nga rregullimi strukturor dhe forca e tregut, duke i shndërruar këto dy burime në motorë të rritjes ekonomike.

Kreu i qeverisë theksoi se gjatë këtij viti do të shtohen përpjekjet për thellimin e reformave në sistemin financiar dhe monetar, në forcimin e ekonomisë reale, promovimin e novacionit, përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve dhe parandalimin e rreziqeve në ekonomi dhe financa.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China