PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Festa Tradicionale "Laba"
2015-01-27 19:15:04 CRI Komenti juaj Printoni


[foto nga XINHUA]

Sot në Kinë është festa tradicionale "Laba".

Në këtë ditë, njerëzit luten për bollëk dhe fat të mirë në familje.

Me kalimin e kohës, kjo festë është shndërruar në eventin e ngrënies së çorbës Laba – çorbë që përmban lloje të ndryshme orizi, fasulesh, arroresh, salcë fasulesh dhe mish.

Muaji i 12-të hënor quhet 'La' në kinezisht dhe 8 është 'ba', nga e ka marrë emrin dhe 'Laba'.

 

Zakoni i ngrënies së çorbës Laba nisi në dinastinë Song (960 - 1279) dhe u bë shumë popullor gjatë dinanstisë Qing (1644 - 1911). Tani ka mbi njëmijë vjet që kinezët konsumojnë çorbën Laba në këtë ditë.

Kjo çorbë është shumë e pasur në elementë ushqyes. Përmban oriz, fasule soje, fasule të kuqe, gështenja, bajame, kikirikë, mish etj. Farat e pjeprit, të lotusit, stikat e pishës dhe fruta të tjera të thata i shtohen kësaj çorbe për më shumë shije. Sot, ka mbi 100 metoda të gatimit të kësaj çorbe.

Pas gatimit, familjarët mblidhen të gjithë së bashku dhe pasi hanë këtë çorbë lënë pak në tas, për të simbolizuar bollëkun në vitin e ardhshëm.

Çorba Laba është një ushqim tepër ushqyes në dimër dhe ka aftësi të forcojë shpretkën, të hapë oreksin dhe të qetësojë nervat. Pëlqehet nga të gjitha grupmoshat.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China