PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri, gjobiten 61 pika karburanti
2015-01-23 09:33:47 CRI Komenti juaj Printoni

Inspektoriati Qendror Teknik (IQT) ka gjobitur 61 pika karburanti pasi kanë shitur për konsumatorët naftë jashtë standardit, apo për hskak të mungesës së dokumentacionit tekniko-ligjor, raportoi të enjten "Albanian Daily News".

IQT-ja ka publikuar listën e këtyre subjekteve dhe vlerën përkatëse të gjobës, e cila varion në masën më ekstreme nga 2 000 000 lekë për pikat e karburantit që mashtrojnë konsumatorët me treguesit e cilësisë, deri në 100 000 lekë për ato pika që rezultojnë me mungesë të dokumentacionit.

Vetëm për muajin nëntor 2014, IQT ka ndëshkuar me gjobë 43 subjekte prej të cilave në 12 raste ka patur probleme me standardin e pikës së flakërimit apo përqindjes së squfurit. Ndërsa në 31 raste të tjera, IQT ka gjetur mangësi në dokumentacionin tekniko-ligjor.

Gjatë muajit dhjetor, pas kontrolleve të ushtruara nga Drejtoria e Inspektimit të Naftës dhe Gazit janë vendosur gjithsej 18 gjoba.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China