PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Putin, gjendja e vështirë ekonomike do të zgjasë për dy vjet
2014-12-19 15:38:03 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 困境---Kùn Jìng---Gjendje e vështirë

Në konferencën vjetore për shtypin, presidenti i Rusisë Vladimir Putin u ndal më gjatë tek gjendja ekonomike, çështjet e brendshme dhe ato diplomatike. Ditët e fundit, monedha ruse, rubla, është duke zhvlerësuar me shpejtësi duke vënë ekonominë përballë një krize të rëndë. Presidenti Vladimir Putin vuri në dukje se kjo krizë shkaktohet nga elementet e jashtme. Ai shprehu gjithashtu bindjen e tij se vendi do të dalë nga gjendja e vështirë brenda dy vjetësh.

Gjatë takimit me korrespondentët, pyetja e parë për shefin e Kremlinit ishte nëse vërtet Rusia do të dalë nga vështirësia ekonomike brenda dy vjetësh, siç dëshiron vetë presidenti. Në përgjigjen Putini tha se Rusia duhet të ambientohet gradualisht me çmimin e ulët të naftës.

"Pse unë jam optimist? Sepse ekonomia jonë kërkon kohë të ambientohet gradualisht me situatën e çmimit të ulët të naftës. Nëse në të ardhmen çmimi do të jetë në nivelin e sotëm, ose më i ulët sesa 60 dollarë apo 40 dollarë për fuçi, për ne kjo nuk ka rëndësi, ajo që duhet të bëjmë është rregullimi i strukturës ekonomike."

Putini shtoi se vendi i tij kushton rëndësi të madhe bashkëpunimit me vendet e Azi Paqësorit. Rusia ka hartuar politika që theksojnë rëndësinë me Lindjen, por jo nga këndvështrimi politik, por nga ai i gjendjes së sotme globale.

"Zhvillimi (ekonomik) në rajonin e Azi Paqësorit ka tejkaluar rajone të tjera të botës, ndaj ka shanse të rinj. Po rriten shpejt kërkesat për energji në Kinë, Indi, Japoni dhe Korenë e Jugut. Ky rajon po zhvillohet më shpejt sesa rajone të tjera, pse Rusia duhet t'i refuzojë raste të tilla? "

Kur foli rreth marrëdhënieve ruso-kineze, Putini u shpreh se Kina dhe Rusia mund të zgjerojnë bashkëpunimin dhe se të dy vendet kanë interesa të përbashkët. Ai theksoi gjithashtu se marrëveshja e gazit natyror me Kinën nuk do të sjellë humbje ekonomike për Rusinë, por do t'u bëjë mirë të dy palëve.

"Mekanizmi i vendosjes së çmimit midis Kinës-Rusisë nuk ndryshon shumë nga ai midis Rusisë dhe BE-së. Krahas kësaj, Rusia mund të përfitojë që nga fillimi i zbatimit të programit të bashkëpunimit energjetik me Kinën, përndryshe, nuk do ta zgjidhë çështjen e gazit natyror në Lindjen e Largët dhe Siberinë Lindore. Do të jetë absolutisht fitimprurëse për ne."

Kur komentoi marrëdhëniet me vendet perëndimore, presidenti rus tha se gjendja e vështirë përballë Rusisë shkaktohet jo vetëm nga çështja e Krimesë, por nga qëndrimi ekskluziv dhe përjashtimi i vazhdueshëm i Rusisë nga Perëndimi.

"Problemi është se a dëshirojmë ne marrëdhënie të barabarta partneriteti me Perëndimin? Përgjigja është po, mirëpo kjo duhet bazuar në respektimin pa kushte të interesave ruse në fushën e sigurisë dhe të ekonomisë."

Putini shprehu këmbëngulje mbi çështjen e Ukrainës. Ai tha se Rusia shpreson të luajë rolin e ndërmjetësuesit në dialogun politik të Ukrainës, të nxisë zgjidhjen e krizës, si dhe të ofrojë ndihma për banorët e pjesës lindore të Ukrainës dhe të garantojë interesat e tyre.

"Një gjë është e qartë, nëse Ukraina kërkon rikthimin e paqes dhe garantimin e tërësisë territoriale, ajo duhet të respektojë vullnetin e popullit në disa rajone. Të zhvillojë dialog të hapur politik me ata dhe të mos ushtrojë tension," tha Putin. (Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China