PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja, strategji të unifikuar ndaj Rusisë
2014-12-19 14:37:43 CRI Komenti juaj Printoni

Udhëheqësit pjesëmarrës në samitin e fundit të Bashkimit Evropian për këtë vit, të zhvilluar të enjten në Bruksel, kërkuan që BE-ja të hartojë një strategji të unifikuar ndaj Rusisë.

Kryetari i ri i Këshillit Europian Donald Tusk u shpreh në një konferencë shtypi se, pa një strategji të përbashkët ndaj Rusisë, nuk mund të gjendet një projekt zgjidhjeje afatgjatë për problemin e Ukrainës. Ai theksoi se një Ukrainë moderne, e sigurt dhe e pavarur është pjesë e rëndësishme përbërëse e kësaj strategjie. Sipas Tuskut, lidhur me krizën e Ukrainës BE-ja duhet të luajë një rol në përputhje me fuqinë e vet.

Në deklaratën e publikuar pas samitit thuhet se BE-ja përkrah procesin e reformës në Ukrainë dhe se Komisioni Europian po planifikon të shtojë ndihmën humanitare për Ukrainën. Deklarata po ashtu u bën thirrje palëve, përfshirë edhe Rusinë, për të vënë plotësisht në jetë Marrëveshjen e Minskut. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China