PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi-Arritjet e Makaos d.m.th për parimin "një shtet, dy sisteme"
2014-12-19 20:12:01 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping deklaroi të premten në mbrëmje se përparimi dhe arritjet e Makaos tregojnë plotësisht jetësimin e parimit "një shtet, dy sisteme", por Makao përballet ende me sfida, të cilat duhen menaxhuar. Kreu i shtetit Xi po viziton Makaon me rastin e 15 vjetorit të ribashkimit me Kinën.

Në darkën zyrtare të shtruar për nder të tij nga qeverisja e Rajonit të posaçëm administrativ të Makaos, presidenti i Kinës theksoi se " Pavarësisht arritjeve të shënuara, Makao ka një sërë problemesh për të zgjidhur dhe përballet me vështirësi dhe sfida që duhen menaxhuar". Ndër të tjera Xi nënvizoi se një çeshtje e rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e afërt të Makaos është "si të realizojë një progres më të madh bazuar në arritjet e 15 viteve të fundit dhe të ruajë begatinë dhe stabilitetin afatgjatë.

" Që Makao të vazhdojë lundimin e saj përpara, këto çeshtje duhet të zgjidhen siç duhet", tha presidenti Xi Jinping. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China