PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Tajlandë marrëveshje bashkëpunimi për hekurudhat
2014-12-19 19:36:58 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze dhe ajo tajlandeze do të nënshkruajnë një marrëveshje të re bashkëpunimi në sektorin hekurudhor. Kjo pritet të realizohet gjatë vizitës në Tajlandë të kryeministrit kinez Li Keqiang, si pjesë e planit të gjerë të qeverisë kineze për promovimin e bashkëpunimit rajonal. Marrëveshja parasheh që Kina të investojë në linjën hekurudhore që lidh verilindjen e Tajlandës me Bangkokun si dhe qytetin port Rayong me jugun e Bangkokut. Të dyja linjat hekurudhore, me një gjatësi të përgjithëshme prej 870 km do të lidhen në të ardhmen me sistemin hekurudhor Kinë-Laos.

Projekti ka një vlerë prej 10.6 miliard dollarë amerikanë. Trenat e kësaj linje hekurudhore pritet të rritin 3 herë shpejtësinë, krahasuar me atë aktuale. Krahas projektit hekurudhor, pritet që kryeministri kinez Li Keqiang të nënshkruajë me palën tajlandeze një numër marrëveshjesh në fushën e bujqësisë. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China