PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang njofton ndërtimin e linjës hekurudhore ekspres Kinë - Europë
2014-12-18 16:40:20 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 快线---Kuài Xiàn---Linja ekspres

Kina, Serbia, Hungaria dhe Maqedonia ranë dakord të mërkurën për ndërtimin e linjës hekurudhore ekspres që do të lidhë portin grek të Pireut në jug me kryeqytetin hungarez Budapest në veri, duke u zgjatur më tej në kryeqytetin maqedonas Shkup dhe duke përfunduar në Beograd të Serbisë.

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua në Beograd me homologun e tij serb Aleksandar Vučić, kryeministrin hungarez Viktor Orban dhe atë maqedonas Nikolla Gruevski. Katër kryeministrat ranë dakord për ndërtimin e linjës hekurudhore ekspres nga Kina në Europën Qendrore. Të katër udhëheqësit ishin të pranishëm gjithashtu kur u nënshkruan marrëveshjet që synojnë lehtësimin transportit.

"Pasi shkëmbeu me vendet e këtij rajoni, Kina propozon ndërtimin e një linje të re hekurudhore mbi bazën e asaj ekzistuese Serbi-Hungari. Pra linja ekspres Kinë-Europa Qendrore përfshin si tokën ashtu edhe detin," tha Li Keqiang

Të mërkurën paradite, udhëheqësi kinez njoftoi ndërtimin e linjës ekspres nga Kina në Europën Qendrore bashkë me Serbinë, Hungarinë, Maqedoninë dhe Greqinë, që do të lidhë portin grek të Pireut në jug me kryeqytetin hungarez Budapest në veri, duke kaluar kryeqytetin maqedonas, Shkupin dhe Beogradin e Serbisë. Kjo linjë do të mbulojë një popullsi prej rreth 32 milionë banorësh dhe do të bëhet pjesë e linjës së re hekurudhore për tregtinë mes Kinës dhe Europës.

Kryeministri Li Keqiang :

"Linja ekspres nga Kina në Europën Qendrore do të lehtësojë importin dhe eksportin e mallrave midis. Koha e transportit do të zgjasë vetëm 10 ditë, si dhe do të ulen dukshëm kostot e logjistikës. Përballë situatës së ndërlikuar ekonomike, ne duhet të nxisim liberalizim e tregtisë dhe lehtësirat doganore. Padyshim, ky është lajmi i mirë për bashkëpunim kino-europian. "

Linja ekspres nga Kina në Europën Qendrore, që ndërthur kalimin në tokë dhe në det, përfshin linjën ekzistuese hekurudhën Serbi-Hungari. Ky projekt është rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar vitin e kaluar në Bukuresht të Rumanisë. Realizimi i tij do të risë në mënyrë efektive nivelin e logjistikës të vendeve ku kalon, duke lehtësuar lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe shkurtojë kontaktet mes kompanive tregtare.

Kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski:

"Ky projekt merr një rëndësi të madhe jo vetëm për rajonin, por për gjithë Europën dhe Kinën. Linja ekspres do të gjallërojë ekonominë, do të nxisë lehtësimin e transportit dhe shkëmbimet njerëzore."

Li Keqiang vuri në dukje se BE-ja është partneri më i madh tregtar i Kinës dhe se potenciali i bashkëpunimit i investimeve dhe i tregtisë është shumë i madh.

Kryeministri Li kujtoi gjithashtu situatën kur rimëkëmbja e ekonomisë globale është e dobët, ndaj sipas tij nxitja e liberalizimit të tregtisë dhe lehtësimi i investimeve është një metodë e përshtatshme për t'i rezistuar presionit të uljes ekonomike.

"Kina shpreson ndërtimin e më shumë linjave ekspres mes saj dhe Europës për të zgjeruar bashkëpunimet kino-europiane," nënvizoi Li.

Kryeministri Li u shpreh se vendet e përfshira në projekt, ndërsa e mbështesin atë, duhet të përmbushin detyrat kryesore duke përshirë ndarjen e përgjegjësisë, dhënien e mbështetjes financiare dhe çështje të tjera nëpërmjet konsultimeve të barabarta.

"Kina është e hapur dhe mirëpret vendet rajonale të marrin pjesë në ndërtimin e kanalit të ri tokësor dhe detar që do të lidhë Kinën me Europën Qendrore e Lindore, madje me të gjithë kontinentin. Kina dëshiron të forcojë dhe të zgjerojë vazhdimisht bashkëpunim me vendet e tjera e BE-s," përfundoi Li. (Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China