PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Leung: Raund i ri për marrjen e mendimit të publikut mbi reformën në Hong-Kong
2014-12-17 10:49:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut Leung Chunying u shpreh të martën se qeveria e Hong-Kongut do të zhvillojë sa më shpejt raundin e ri të dëgjimit të mendimeve të publikut mbi reformën politike.

Leung i tha këto në ceremoninë e 60-vjetorit të krijimit të Shoqatës së Gazetarisë të Hong-Kongut. Ai theksoi se do të bëhen të gjitha përpjekjet për miratimin e projektit të reformës politike nga 2/3 e parlamentarëve, në mënyrë që të realizohet votimi i përgjithshëm për zgjedhjen e kryeekzekutivit në vitin 2017.

"Në fakt, në vendimin e 31 gushtit të këtij viti të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës përvijohet qartë projekti i votimit të përgjithshëm për zgjedhjen e kryeekzekutivit dhe përcaktohet zyrtarisht se në Hong-Kong mund të zhvillohet votimi për zgjedhjen e kryeekzekutivit me pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve," shtoi Leung.

Kryeekzekutivi i Kong-Kongut shprehu edhe falënderime për medien, duke thënë se nëpërmjet punës së saj, publiku në Hong-Kong u njoh me zhvillimet e fundit të lëvizjes "Pushto qendrën", që u mbyll plotësisht të hënën. (Wang Lei/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China