PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Franca vlerëson kontributin e punëtorëve kinezë gjatë Luftës së Parë Botërore
2014-11-27 10:35:56 CRI Komenti juaj Printoni

 

Me rastin e 100 vjetorit të Luftës së parë botërore, të mërkurën qeveria franceze dhe Shoqata e kinezëve në Francë organizuan në Paris një ceremoni përkujtimore për emigrantët kinezë, pjesmarrës në këtë luftë. Ministri francez i mbrojtjes Le Drian theksoi në ceremoni se gjatë Luftës së parë botërore, 140 mijë emigrantë kinezë, që ndodheshin në Europë dhanë kontributin e tyre në luftë. Në 100 vjetorin e Luftës së parë botërore, Franca nuk do të harrojë ndihmën e tyre të çmuar, theksoi ministri.

 

Ambasadori i Kinës në Francë Deng Li tha në fjalën e tij se pas luftës, shumë punëtorë kinezë mbetën në Francë dhe këta emigrantë u bënë një urë lidhëse midis dy vendeve dhe popujve. Me rastin e 50 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe Francës, ai shprehu respekt ndaj punëtorëve kinezë që kanë kontribuar për konsolidimin dhe zhvillimin e miqësisë kino-franceze, duke përshëndetur dhe qeverinë dhe popullin francez, për mirënjohjen ndaj punëtorëve kinezë gjatë Luftës së parë botërore. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China