PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëria emeton pullën postare në 70 Vjetorin e çlirimit të vendit
2014-11-27 10:05:51 CRI Komenti juaj Printoni

Në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e çlirimit, Posta Shqiptare do të emetojë një emision me pulla postare me tematikë "70 Vjetori i Çlirimit të Vendit", e cila do të dalë në qarkullim me datë 29 nëntor 2014, njoftoi ATSh-ja.

Emisioni i kësaj pulle përbëhet nga 1 seri me 1 pamje, një tabak të përbërë prej nëntë pullash si dhe nga Zarfi i Ditës së Parë (FDC).

Dizajni i bocetit është realizuar nga piktori Petraq Papa dhe ka një vlerë prej 40 lekësh. Tirazhi për filatelinë është 5000 seri, ndërsa për shërbimin postar është10.000 pulla si dhe 200 FDC (zarfi i ditës së parë).

Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, u shpreh se për Postën Shqiptare është gjithmonë kënaqësi të kontribuojë sado pak në të tilla ditë të shënuara, duke qenë se Posta Shqiptare ka eskluzivitetin e emetimit dhe prodhimit të pullës postare shqiptare.

"Në këtë përvjetor mjaft të rëndësishëm të çlirimit të Shqipërisë, Posta Shqiptare sjell këtë pullë ekskluzive, duke shprehur gatishmërinë që pulla të shërbejë vazhdimisht si simbol i pasqyrimit të ngjarjeve me rëndësi historike, kulturore dhe sportive brenda apo jashtë vendit"- u shpreh Drejtori i Përgjithësh i Postës Shqiptare.

 

 

foto nga http://www.ata.gov.al/

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China