PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Shijoni Pekinin !"
2014-11-26 15:45:39 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe:旅游---Lǚ Yóu---Turizëm


Një veprimtari për promovimin e burimeve turistike të Pekinit u zhvillua të martën në Romë. Synimi i veprimtarisë ishte shtimi i njohjeve të evropianëve për Pekinin dhe nxitja e vizitave të turistëve italianë në Pekin. Atasheu kulturor i ambasadës së Kinës në Itali Zhang Jianda tha:

"Sot në këtë aktivitet, do të paraqiten ofertat më të reja turistike për në Pekin dhe do të shihet pamja e re e Pekinit. Pekini dhe Roma janë qytete binjake dhe turizmi është pjesë e rëndësishme përbërëse e bashkëpunimit. Nëpërmjet udhëtimit , qytetarët e dy vendeve do të njohin drejtpërdrejt historinë e kulturën e palës tjetër. Këto njohje reciproke do të hedhin një bazë të fortë të bashkëpunimit mes qytetarëve si dhe në fusha të tjera."

Ndryshe nga aktivitetet e kaluara vetëm për të promovuar Pekinin, kësaj here, kompanitë kryesore turistike kineze kanë hartuar oferta turistike të nivelit të lartë, që t'u paraqitin italianëve burimet e pasura turistike të Pekinit. Zv/drejtori i Komisionit Turistik të Pekinit Yu Debin:

"Tani Pekini është në gjendje të presë turistë të nivelit të lartë. Në vitin 2008, Pekini organizoi me sukses Lojërat e 29-ta Olimpike Verore, kurse në fillim të këtij muaji, në Pekin u zhvilluan takimet seriale të APEC-ut. Me zhvillimin e qytetit, në Pekin janë hapur shumë objekte ndërkombëtare turistike, janë paraqitur shumë shfaqje artistike të nivelit të lartë dhe janë kultivuar institucione për mirëmbajtjen e shëndetit me mjekësinë tradicionale kineze. Të gjitha këto u kanë ofruar turistëve të huaj të shijojnë përmbajtjet e pasura kulturore të Pekinit."

Ky aktivitet në Romë është promovimi i dytë në Evropë, i organizuar për turizmin në Pekin, pasi ky qytet zbatoi politikën e re më 1 janari 2003 për heqjen e vizës gjatë 72 orëve të kalimit nga Pekini. Zv/drejtori i Komisionit Turistik të Pekinit Yu Debin:

"Evropa është një treg i rëndësishëm i turizmit në Pekin. Roma, si qendër e shkëmbimeve politike e kulturore, ka të njëjtin funksion me Pekinin. Krahas promovimit të Pekinit, shpresojmë të mësojmë edhe përvojën Romës dhe shkëmbejmë me kolegët italianë, që të realizojmë fitime të përbashkëta për dy qytete binjake."

Para disa muajve, ambasada e Italisë në Kinë filloi të shkurtojë në 36 orë kohën e trajtimit të kërkesave për vizë nga shtetasit kinez. Turizmi në Itali është më i afërt nga kinezët. Zonja Alexandra Zita, nga zyra e promovimit pranë Drejtorisë së Turizmit të Italisë, tha se lidhja midis Pekinit dhe Romës në fushën turistike është një alternativë me interes reciprok.

"Tani shumë kompani turistike italiane u ofrojnë turistëve kinezë oferta në përputhje me interesat e tyre, ose hartojnë posaçërisht oferta për ta, që të tërheqin turistë kinezë të vizitojnë Italinë më se një herë. Linjat turistike përfshijnë jo vetëm qytete të njohura, por edhe shumë qyteza të panjohura në mal ose pranë burimeve termale." (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China