PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Udhëheqësi suprem i Iranit: "Perëndimi nuk mund të na gjunjëzojë"
2014-11-25 20:39:26 CRI Komenti juaj Printoni

Perëndimi nuk mundi ta mposhtte Iranin në bisedimet e fundit bërthamore midis Republikës Islamike dhe fuqive të mëdha botërore, të cilat kanë për qëllim të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme, tha të martën udhëheqësi suprem i Iranit Ajatollahu Ali Khamenei.

"Sa për çështjen bërthamore, Shtetet e Bashkuara dhe vendet kolonialiste europiane erdhën së bashku në Vjenë për të gjunjëzuar Republikën Islamike, por nuk ia arritën qëllimit dhe nuk do t'ia arrijnë," tha Khamenei në vijim të bisedimeve të së hënës për shtyrjen e afatit deri në fund të qershor të vitit të ardhshëm.

Bisedimet e fundit për programin bërthamor mes Iranit dhe fuqive botërore kanë shnuar "hapa përpara," tha të hënën presidenti i Iranit Hassan Rouhani.

Marrëveshja e së hënës u jep më shumë kohë palëve për një marrëveshje kornizë deri në 1 mars dhe një marrëveshje të plotë duke përfshirë të gjitha aspektet teknike deri në fund të qershor. (Leftion Perister)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China