PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqia dhe Trojka, negociata në Paris
2014-11-25 10:29:40 CRI Komenti juaj Printoni

Greqia dhe e ashtuquajtur Trojka e huadhënësve ndërkombëtarë (Fondi Monetar Ndërkombëtar, Komisioni Europian dhe Banka Qendrore Europiane) do të bëjnë së bashku të mërkurën në Paris vlerësimin lidhur me livrimin e këstit të fundit të ndihmës në vitin 2014 mbi krizën e borxheve.

Për shkak të divergjencave mes Athinës dhe Trojkës për projektbuxhetin e qeverisë greke për vitin 2015 , palët vendosën nisjen e sistemit të vlerësimit më 25 nëntor. Pas fillimit të krizës së borxheve në Greqi, Trojka vendosi të ofrojë një kredi ndihme në dy këste me një vlerë të përgjithshme 240 miliardë euro, ndërsa Athina premtoi zbatimin e një sërë masash shtrënguese financiare dhe reforma. Të enjten, sindikatat e ndryshme në Greqi do të organizojnë një grevë kombëtare kundër politikave shtrënguese financiare të qeverisë. (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China