PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjiknuri: Sektori energjetik në Shqipëri, drejt legalizimit
2014-11-25 10:23:50 CRI Komenti juaj Printoni

Humbjet e energjisë në tetor janë ulur në 34.7 për qind, ndërsa faturimi është rritur me 10 për qind, çka tregon se Shqipëria po ecën përpara drejt legalizimit në sektorin e energjisë, u shpreh të hënën ministri shqiptar i Energjetikës dhe i Industrisë Damian Gjiknuri.

Duke folur në Komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Gjiknuri shprehu besimin se niveli i humbjeve të energjisë do të vazhdojë të ulet në muajt në vijim.

Individët dhe kompanitë që lidhin linja të paligjshme me rrjetin elektrik pa paguar faturat shkaktojnë humbje të mëdha të energjisë.

"Synimi ynë është që të frenohet vjedhja e energjisë, që të mos bëhet barrë për konsumatorin", tha Gjiknuri. "Këtë muaj ka pasur ulje të konsumit të energjisë me 15 për qind. Kemi rritje të faturimit me 10 për qind, dhe tashmë ka filluar legalizimi i informalitetit në energji."

Duke folur për pagesën e kamatëvonesave të akumuluara gjatë viteve, Gjiknuri tha se ato nuk do të falen, por duke shtuar se do të krijohen disa lehtësi për qytetarët, të tilla si zgjatja e kohës për pagesën e kësteve.

Niveli i humbjeve të energjisë në shtator ishte 31.2 për qind, kurse në tetor ishte 34.7 për qind, dhe Gjiknuri është optimist se mesatarja vjetore deri në fund të vitit do të jetë më pak se 40 për qind. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China