PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: kundërshton interpelancën hetimore të palës britanike mbi Hong-Kongun
2014-10-31 10:08:55 CRI Komenti juaj Printoni
Pala kineze kundërshton të ashtuquajturën "interpelancë" mbi Hong-Kongun dhe "hetim" në Hong-Kong, të nisur nga Komisioni i Punëve të Jashtme pranë Dhomës së Ulët të Parlamentit britanik, tha të enjten ambasadori i Kinës në Britaninë e Madhe Liu Xiaoming.

Në të njejtën ditë Liu Xiaoming u takua me sekretarin e Financave të Hong-Kongut John Tsang, që po viziton Londrën.

Ambasadori kinez tha se i ka paraqitur qeverisë britanike qëndrimin e Kinës, duke e nxitur të jetë e përmbajtur në fjalë dhe veprime dhe të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Hong-Kongut dhe të Kinës. "Pala kineze, i shpreh Parlamentit britanik kundërshtimin e saj për të ashtuquajturat 'interpelancë' mbi Hong-Kongun dhe 'hetim' në Hong-Kong, të nisur nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Dhomës së Ulët të këtij parlamenti, " theksoi ambasadori Liu.

Nga ana e tij, ministri i financave të Hong-Kongut , John Tsang tha se nga vizita e tij në Evropë rezulton se përfaqësuesit e qarqeve tregtare e industriale evropiane nuk janë dakord me lëvizjen e paligjshme "Pushtimi i Qendrës" dhe shpresojnë që Hong-Kongu të ruajë qëndrueshmërinë dhe përparimin, duke shprehur dëshirën për marrëdhënie të mëtejshme ekonomiko-tregtare me Hong-Kongun, përmes të cilit të depërtojnë edhe në tregun e krahinave të brendshme të Kinës dhe në atë aziatik. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China