PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bukuresht-Zhvillohet Forumi i agrobiznesit Kinë-EQL
2014-10-30 10:27:06 CRI Komenti juaj Printoni

Rumania, krahas partnerëve të tjerë të Kinës nga Europa Qendrore dhe Lindore (CEE) dëshiron të përmbyllë bashkëpunimin në bujqësi, duke krijuar një mjedis të favorshëm për programet dhe projektet e përbashkëta, deklaroi të mërkurën zëvendëskryeministri rumun, njëherësh ministër i bujqësisë Daniel Constantin.

Ai e bëri këtë deklaratë gjatë ceremonisë së hapjes së edicionit të 9-të të Forumit të Bashkëpunimit Ekonomik dhe të agrobiznesit, që zhvillohet në Bukuresht.

Ministri i Bujqësisë Hang Changfu në fjalën e mbajtur në forum tha se bashkëpunimi në fushën e bujqësisë mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore po përballet me sfidat e zhvillimit të shpejtë. Ndryshimet e bujqësisë midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore ekzistojnë por hapësira e bashkëpunimit është e madhe, theksoi ministri.

Forumi treditor, që për herë të parë zhvillohet jashtë Kinës është fokusuar në çeshtje si siguria ushqimore, ndryshimet e klimës dhe zhvillimi i qëndrueshëm i zonave rurale. Në punimet e forumit mori pjesë një delegacion zyrtar nga Kina në përbërje të të cilit ishin dhe përfaqësues të firmave kineze të agrobiznesit, si dhe përfaqësues të 16 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, mes të cilave dhe Shqipëria. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China