PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB: të rifillojnë bisedimet mes Palestinës dhe Izraelit
2014-10-30 10:03:44 CRI Komenti juaj Printoni

Zv-sekretari i përgjithshëm i OKB-së Jeffrey Feltman deklaroi të mërkurën se plani i Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të reja si dhe veprimet e tij në Jeruzalem kanë acaruar gjendjen. Ai u bëri thirrje Palestinës dhe Izraelit të rifillojnë menjëherë bisedimet për paqen.

Në një konferencë mbi Lindjen e Mesme, të organizuar më 29 tetor nga Këshilli i Sigurimit i OkB-së, Feltman tha se sekretari i përgjithshëm i Ban Ki mun "u trondit" kur mësoi se Izraeli planifikon të ndërtojë 1 mijë vendbanime në Jeruzalemin lindor. Po të zbatohet ky plan, angazhimi i Izraelit për arritjen e paqes së qendrueshme me Palestinën do të vihet përsëri në dyshim. Veprimi për ndërtimin e vendbanimeve shkel ligjet ndërkombëtare dhe planit të paqes.

Feltman tha se të dyja palët duhet të ndalojnë nxitjen e dhunës dhe të respektojnë vendet e shenjta. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China