PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
1 milion firma përkrahin policinë e Hong-Kongut
2014-10-30 09:49:32 CRI Komenti juaj Printoni

Lidhja e Mbrojtjes së Zgjedhjeve të Përgjithshme dhe e Kundërshtimit të Pushtimit të Qendrës e Hong-Kongut u shpreh të mërkurën se janë mbledhur 1 milion firma në përkrahje të policisë.

Kjo veprimtari nisi më 25 tetor dhe do të zgjasë deri më 2 nëntor. Zëdhënësi i Lidhjes Chow Yung Robert u shpreh se pushtuesit duhet të respektojnë vullnetin e qytetarëve dhe të largohen menjëherë.

Shefi i zyrës së marrëdhënieve publike të policisë së Hong-Kongut Hui Chun Tak Steve deklaroi të mërkurën se qysh nga 26 shtatori, policia ka arrestuar 310 veta dhe janë plagosur 64 policë. Ai ritheksoi se pushtimi afatgjatë i rrugëve është veprim i paligjshëm.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, Eddie Ng Hak-kim tha se pushtimi i qendrës ka ushtruar ndikim negativ mbi sektorë të ndryshëm të jetës në Hong-Kong, duke shtuar se 151 shkolla u detyruan të ndërpresin mësimin. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China