PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
U hap Forumi i 10-të Ekonomik Botëror i vendeve islamike
2014-10-29 16:18:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 伊斯兰---Yī sī lán---Islam

Më 28 tetor, në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, u hap Forumi i 10-të Ekonomik Botëror i vendeve islamike. Të pranishëm në forum ishin politikanë të vendeve të ndryshme si kryetari i bashkisë së Dubait, kryeministri i Malajzisë dhe presidenti i Kazakistanit.

Tema e këtij forumi ishte "formimi i partnerit të ri për rritjen ekonomike". Gjatë 3 ditëve të forumit, mbi 2500 përfaqësues nga 140 vende të botës diskutuan për forcimin e bashkëpunimit, nxitjen e zhvillimit ekonomik të vendeve islamike dhe përhapja e përvojës së zhvillimit ekonomik.

Kryetari i Fondacionit të Forumit Ekonomik Botëror të vendeve islamike, Musa Hitam u shpreh në ceremoninë e hapjes se kjo organizatë është zhvilluar shumë gjatë 10 viteve të fundit. Në forumin e kaluar të organizuar në Londër, morën pjesë mbi 2800 përfaqësues,duke shënuar numrin më të madh të pjesmarrësve. Përveç kësaj, shumë vende jo-islamike morën pjesë aktivisht në forum, për të përfituar më shumë shance në bashkëpunimin ekonomik me vendet islamike.

"Në forumin e parë ekonomik botëror të vendeve islamike, marrin pjesë vetëm 400 vetë. Pas zhvillimit 10 vjeçar, numri i pjesëmarrësve arriti në 2800 vitin e kaluar në Londër. Besoj se rekordi i Londrës do të thyhet shumë shpejt, në forumin e këtij viti."

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Tregtisë dhe të Industrisë, Hamad Buamim tha se kjo është hera e parë që forumi ekonomik botëror i vendeve islamike organizohet në rajonin e Lindjes së Mesme. Ai shpreson se do të arrihet unanimitet për nxitjen e zhvillimit ekonomik të këtyre vendeve. Ministri i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe Mohammed al-Gergawi vuri në dukje në ceremoninë e hapjes se ky forum mund të kontribuojë në bashkëpunimin mes vendeve të ndryshme.

"Shpresoj që ky forum të bëhet një nga platformat për forcimin e bashkëpunimit mes këtyre vendeve. Në të njëjtën kohë, besoj që ky forumt'i shfaqë botës objektivat e doktrinave islamike, për mirëqënien e njerëzimit dhe të shoqërisë."

Në ceremoninë e hapjes të forumit, kryeministri i Malajzisë Najib Tun Abdul Razak theksoi rëndësinë e arsimit për zhvillimin ekonomik. Ai vuri në dukje kulturat e krijuara nga bota islamike dhe vëmendjen e madhe të botës islamike për dije. Por në kohët e sotme, disa vendet muslimane kanë mungesa në zhvillimin kulturor, ndaj duhet të përpiqen më shumë në këtë drejtim.

"Sipas të dhënave statistikore të organizatave arsimore dhe kulturore islamike, analfabetizmi i meshkujve në disa vende muslimane arrin në 40%, ndërsa i femrave në 65%. Sipas të dhënave të fondacionit të kulturës botërore, arrin në 1 trilion dollarë amerikanë humbja ekonomike e shkaktuar nga mungesa e dijeve . Duhet të bashkëpunojmë ngushtë me organizatat arsimore dhe kulturore islamike, të shfrytëzojmë të gjitha forca për të garantuar qytetërimin e popujve tanë, të cilët mund të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendeve tona ."

(Xu Guang)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China