PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina i kërkon Britanisë të mos ndërhyjë në çështjet e Hong-Kongut
2014-10-25 10:57:20 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria britanike duhet të respektojë qëndrimin e Pekinit dhe të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të Hong-Kongut e të Kinës, u shpreh në një intervistë të botuar të premten në revistën "The Parliament Magazine" ambasadori kinez në Britani Liu Xiaoming.

Duke shprehur opinionet e tij për lëvizjen "Occupy" në Hong-Kong, Liu Xiaoming tha se qysh nga fundi i shtatorit, disa qytetarë hongkongas kanë bllokuar artieriet kryesore të transportit, u kanë rezistuar forcave të zbatimit të ligjit dhe kanë dëmtuar seriozisht rendin shoqëror. Sipas tij, nëse nuk frenohet kjo lëvizje, do të pengohet zhvillimi i demokracisë. Liu shtoi se menaxhimi sipas ligjit i veprimeve të paligjshme të lëvizjes "Occupy" dhe ruajtja e qëndrueshmërisë shoqërore në Hong-Kong janë në përputhje me shpresat e shumicës së qytetarëve hongkongas dhe me interesat thelbësore të vendeve të ndryshme, ku përfshihet Britania.

Ambasadori kinez në Britani Liu Xiaoming theksoi po ashtu se Hong-Kongu është një rajon i posaçëm administrativ i Kinës dhe çështjet e Hong-Kongut janë çështje të brendshme të Kinës, prandaj qeveritë ose individët e huaj nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në to. Liu shprehu shpresën që qeveria dhe parlamenti britanik do ta kuptojnë e respektojnë qëndrimin e Kinës dhe nuk do të përkrahin veprimet e paligjshme të lëvizjes "Occupy". (Xu Guang/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China