PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Putini: ShBA-ja po destabilizon botën
2014-10-25 10:18:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se Shtetet e Bashkuara po destabilizojnë rendin botëror, duke u përpjekur të imponojnë vullnetin e tyre. Putini po ashtu paralajmëroi se bota do të përballet me luftëra të reja nëse Uashingtoni nuk respekton interesat e vendeve të tjera.

Në një fjalim para ekspertëve politikë në Soçi të Rusisë të premten, kreu i Kremlinit tha se luftërat në Irak, Libi dhe Siri janë shembuj të politikave të dështuara amerikane që kanë çuar në kaos.

Lidhur me Ukrainën, Putini e akuzoi Perëndimin për shpërfilljen e interesave të ligjshme të Rusisë dhe mbështetjen për largimin e ish-presidentit ukrainas Viktor Janukoviç.

Kriza e Ukrainës i ka çuar marrëdhëniet Rusi-Perëndim në nivelin e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë.

ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur disa raunde sanksionesh kundër Rusisë për aneksimin e Krimesë në mars dhe rolin që ka luajtur në kryengritjen e armatosur në Ukrainën Lindore. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China