PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina nis sondën për provën e kthimit për misionin hënor
2014-10-24 14:21:06 CRI Komenti juaj Printoni

Fjala kyçe: 月亮---Yuè Liàng---Hëna

Kina lëshoi të premten herët në orën 02:00 të mëngjesit një sondë kozmike pa pilot për të provuar teknologjitë që do të përdoret në misionin Chang'e-5, një hulumtim për të ardhmen që do të kryejë misionin e parë të shkuarjes në Hënën dhe kthim në Tokë.
 
Orbitali hënor u nis me raketën mbartëse të avancuar Marsi i Gjatë-3C nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve Xichang në provincën Sichuan në jugperëndim të Kinës.


Sonda e provës u nda nga raketa dhe hyri në orbitën e përcaktuar menjëherë pas ndarjes, njoftoi Administrata Shtetërore e Shkencës, Teknologjisë dhe Industrisë së Mbrojtjes Kombëtare.
 
I gjithë misioni do të zhvillohet afërsisht gjatë tetë ditëve. E zhvilluar nga Korporata e Shkencës Aeronautike dhe Teknologjisë e Kinës, sonda do të fluturojë rreth Hënës për gjysmë cikli dhe më pas do të kthehet në Tokë.
 
Drejtori i Qendrës së Lëshimit Xichang, Zhang Zhenzhong, tha se misioni i lëshimit u krye me sukses.
 
Kjo është prova e parë e Kinës për lëshimin e një sonde e cila mund të kthehet. Sipas prezantimit të nëndrejtores së Aviacionit Kombëtar të Kinës Wu Yanhua, pas lëshimit me suksese, sonda do të përshkojë pesë faza gjatë tetë ditëve të ardhshme. Sipas zonjës Wu, pesë fazat përfshijnë: "Nisjen drejt Hënës, fluturimin gjysmëcikli rreth Hënës, largimin nga Hëna, rikthimin dhe mbërritja në Tokë."


Pas kthimit, sonda do t'i afrohet atmosferën tokësore me një shpejtësi prej rreth 11.2 kilometra për sekondë dhe më pas do të ngadalësojë shpejtësinë para se të rihyjnë në atmosferë. Ajo do të ulet në veri të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme.
 
Ky misionin shërben për të marrë të dhëna eksperimentale dhe provuar teknologjinë e rikthimit, siç është udhëzimi,  navigacioni dhe kontrolli, nxehtësia e kapsulës dhe përcaktimi i trajektores, pasi në të ardhmen sonda Chang'e-5 do ta prekë sipërfaqen e Hënës për të mbledhur mostra dhe të kthehet në Tokë, gjatë misionit të vitit 2017.
 
Kjo është hera e parë që Kina kryen një provë që përshkon gjysmën e orbitës rreth Hënës në një lartësi prej 380,000 kilometra para se të bëjë kthimin në Tokë. 
 

Kjo është një shenjë paralajmëruese për fazën e fundit të një projektit me tre faza për hulumtimin e Hënës.
 
Kina realizoi misionin Chang'e-1 dhe Chang'e-2 në vitin 2007 dhe 2010 respektivisht.
 
Faza e dytë vazhdoi me Chang'e-3, kur roveri i parë hënor i quajtur Yutu, realizoi me sukses zbritjen e butë në Hënë në dhjetor të vitit 2013. Misioni Chang'e-4 është plotësimi i Chang'e-3 dhe do të ndihmojë për t'i hapur rrugën misioneve të tjera.  Fjala kyçe: Hëna - Yuè Liàng (Vera)  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China