PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bruksel, hapet Samiti i Vjeshtës i BE-së
2014-10-24 11:36:18 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten nisi në Bruksel të Belgjikës Samiti i Vjeshtës i BE-së. Në këtë samit dyditor liderët e vendeve anëtare të BE-së do të zhvillojnë bisedime për ndryshimin e klimës, problemin e energjisë, ekonominë europiane, epideminë e ebolës, situatën në Ukrainë etj.

Këshilli Europian u shpreh në një deklaratë se qëllimi i samitit është nxitja e arritjes së konsensusit mbi "Kornizën e Politikave të Klimës dhe të Energjisë 2030". Sipas këtij dokumenti, deri në vitin 2030 BE-ja planifikon pakësimin me 40 % të sasisë së shkarkimit të gazit serrë krahasuar me vitin 1990 dhe që energjia e gjelbër të zërë 27 % të sasisë së përgjithshme të energjisë së përdorur.

Samiti do të jetë i fundit i drejtuar nga kryetari i Këshillit Europian Herman Van Rompuy. Më 1 dhjetor, ish-kryeministri i Polonisë Donald Tusk do të bëhet kryetari i ri i këtij Këshilli. (Çang Çuo/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China