PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shqipëri, raport i barabartë mes meshkujve e femrave
2014-10-24 11:20:46 CRI Komenti juaj Printoni

Instituti Shqiptar i Statistikave (INSTAT) botoi të enjten rezultatet e një studimi mbi popullsinë e Shqipërisë, që tregojnë një raport të balancuar gjinor në vend.

Nga të dhënat e INSTAT-it del se 49.7 për qind e popullsisë në Shqipëri janë femra dhe 50.3 për qind meshkuj.

Sipas studimit, në zonat urbane ka më shumë femra sesa meshkuj, përkatësisht 50.9 për qind dhe 49.1 për qind.

Emigrimi ende mbizotërohet nga meshkujt, por diferenca mes emigrantëve meshkuj e femra ka rënë në mënyrë të ndjeshme. Sipas sondazhit, meshkujt përbëjnë 74 për qind të emigrantëve të rikthyer.

Më shumë se 50 për qind e femrave që janë kthyer nga emigrimi synojnë të qëndrojnë në Shqipëri, ndërkohë që vetëm 34 për qind e meshkujve kanë ndër mend ta bëjnë një gjë të tillë. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China