PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediet ndërkombëtare vëmendje Plenumit të PKK-së
2014-10-24 11:15:39 CRI Komenti juaj Printoni

Plenumi i katërt i Komitetit Qendror i Partisë Komuniste i Kinës që mbylli punimet të enjten pasdite në Pekin është përcjellë me interes edhe në mediet ndërkombëtare.

Për herë të parë Plenumi diskutoi sundimin e ligjit dhe shtetin e së drejtës, me qëllim ushtrimin e pushtetit gjyqësor në mënyrë të pavarur.

Mediet ndërkombëtare theksojnë se respektimi i shtetit të së drejtës do të krijojë një mjedis më ligjor për thellimin e reformave dhe do të mbrojë rezultatet e deritanishme të hapjes.

Agjencia e lajmeve Reuters nënvizoi se respektimi i shtetit të së drejtës është shumë i rëndësishëm për qarkullimin e ekonomisë të tregut në ekonominë e dytë më të madhe të botës.

Agjencia Associated Press nënvizon faktin se respektimi i ligjit dhe pavarësia e pushtetit gjyqësor do të kontrollojë veprimet e shkeljes së të drejtave të ligjit.

Agjencia France-Presse njoftoi se Plenumi hartoi udhërrëfyesin për sundimin e ligjit në ekonominë e dytë më të madhe të botës. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China